TIRANË - Ka pritur autobusin në një nga stacionet e transportit urban dhe ka udhëtuar mes qytetarëve për të mbërritur në Bashkinë e Tiranës. Kështu është nisur drejt ditës së parë të punës, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj.

Veliaj është fotografuar teksa pret në stacion mbërritjen e autobusit. Jo çdo faturinoje i rastis t’i presë biletën një kryebashkiaku. Qytetarët kuriozë të gjendur në autobus e kanë filmuar këtë moment.

Gjatë këtij udhëtimi kryebashkiaku Veliaj shoqërohej nga Arbër Mazniku, zëvendësministri i Arsimit i përfolur si një nga nënkryetarët e mundshëm të Bashkisë së Tiranës.  

veliaj ne autobus per pune