Në mëngjesin e së premtes, eurodeputeti dhe kryetari i komunës së Borgosesias në Itali Gianluca Buonanno ka  surprizuar gazetaren duke i nxierrë pistoletën.

Buonanno ishte në një lidhje direkte me “Sky TG24” për të folur për vetëmbrojtjen, menjëherë pas rastit të disa ditëve më parë ku një qytetar italian u dënua me burg pasi vrau në shtëpinë e tij një hajdut.

Videoja është publikuar nga gjithë websajtet italiane ndërsa gazetarja i thotë eurodeputetit të largojë pistoletën por ai shpjegon se nuk ka rrezik pasi pistoleta është pa plumba dhe pa karikator.