VIDEOLAJM/ Flamuri amerikan ishte mbrapsht, Veliaj nuk e nis fjalën në aktivitetin derisa sa korrigjohet

Flamuri i Shteteve të Bashkuara ishte vendosur i përmbysur në një prej aktiviteteve të ditës së sotme, ku ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Bëhet fjalë për Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë.  Sapo mori fjalën, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të korrigjohet ky veprim i pakujdesshëm nga ana e organizatorëve. 

“Para se të filloj, a kemi dikë nga hoteli këtu, nga menaxhimi? Këtë flamurin amerikan e kemi mbrapsht. Kështu që do të preferoja ose t’i heqim fare, ose t’i respektojmë të gjithë. A kemi dikë që mund ta zhvendosë? S’e kam tek amerikano-filia, edhe pse atë e kam, por e kam te fakti që në Tiranë i bëjmë gjërat perfekt, edhe nuk bëjmë gafa të tilla,” u shpreh Veliaj. 

Vetëm pasi flamujt janë zhvendosur për t’u rivendosur drejt flamuri amerikan, së bashku me flamurin shqiptar dhe atë të BE, Veliaj tha se aktiviteti mund të vijonte normalisht. 

“Faleminderit! Perfekt! Tani mund të fillojmë. Secili prej nesh do të fyhej nëse kjo do t’i ndodhte flamurit tonë, edhe për shumë zonja që janë shqiptaro-amerikane, besoj që është gjëja e drejtë për të bërë,” tha kreu i Bashkisë. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet