Videolajm/ Hahn: Më 8 tetor vij në
Shkodër për ndeshjen ndaj Serbisë

Videolajm/ Hahn: Më 8 tetor vij në<br />Shkodër për ndeshjen ndaj Serbisë
BRUKSEL - Vitin e ardhshëm më 8 tetor në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Shkodër do të ketë edhe një tifoz special, dhe ai është Komisioneri për Zgjerim i KE-së është Johannes Hahn.

Ishte vetë eurokomisioneri Hahn i cili bëri të ditur lajmin gjatë takimit me Ministrin Bushati, se më 8 tetor do të jetë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen me Serbinë, e vlefshme për “Europianin 2016” dhe që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi’ në Shkodër.

Në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp, Hahn theksoi se ashtu siç i kishte premtuar mininstrit Bushati, do të jetë në Shqipëri më 8 tetor.  

“Ashtu siç i premtova Ministrit do ta ndjek ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë vitin e ardhshëm në Shkodër.” deklaroi Komisioneri për Zgjerim.

Pas tensioneve në ndeshjen e parë në Beograd më 14 tetor, ku lojtarët kuqezi u dhunuan nga tifozët dhe forcat e sigurisë serbe, do të zhvillohet ndeshja e kthimit, dhe e paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, ndeshja do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin e restauruar të “Loro Boriçit” ku 20 mijë zemra do të mbështesin kuqezinjtë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike