Videolajm/I pafajshëm për fyerje, por
Paloka vijon: Rama bastard i vërtetë

Videolajm/I pafajshëm për fyerje, por<br />Paloka vijon: Rama bastard i vërtetë
Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shpallur fajtor bashkë me Arben Ristanin për shpifje duke u dënuar me gjobë 200 mijë lekë për secilin prej tyre.
 
Por ndërsa janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë për akuzat e fyerjes ndaj kryeministrit Rama, Paloka ka lëshuar fyerjen e radhës menjëherë pasi ka dalë nga dyert e gjykatës
 
“Rama bastard i vërtetë, kërcënon opozitën”- u shpreh Paloka duke shtuar se kryeministri është i lidhur me krimin
 
“Sigurisht që gjykata nuk mund ta merrte këtë vendim megjithatë e kam thënë ditën e parë, do ta them sot dhe do vazhdoj ta them që Edvin Rama, Ministri i tij i Brendshëm dhe të gjithë qeveria e tij vërtetojnë përditë se janë të lidhur me krimin edhe sot unë kam bërë nga PD dy denoncime të tjera për aktivizimin e bandave në fushatë elektorale. Banda të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë, të frymëzuara drejtpërdrejt nga kryeministri të cilin ju e ndiqni përditë se si del në fushatë si bastard i vërtet dhe akuzon opozitën, krahun tjetër ndërkohë që kërcënon përditë kandidatët e opozitës për burg, kërcënon ata që do të guxojnë të votojnë për opozitën duke ju thënë se kush voton PD është i mbaruar.” –u shpreh Paloka pasi doli nga salla e Gjykatës së lartë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve