Jeta na përball me shumë të papritura, por secili nga ne duhet të ketë forcë për të ecur përpara. Para se Derek Rabelo të lindte, babai i tij kishte ëndërruar se do të bëhej një sërfist. Fatkeqësisht Derek ka lindur i verbër për shkak të glaukomës dhe ëndrra e babait të tij u vu në pritje.
 
Në moshën 17-vjeçare ai mësoi për ëndrrën e babait të tij dhe vendosi se ishte koha për ta bërë atë një realitet.
 
Tani 23-vjeç, ai thotë se me ndihmën e të atit dhe miqve, të cilët e konsiderojnë të barabartë, ai ia ka dalë. 
 
E dëgjoj ujin dhe e ndjej atë. Çdo dallgë krijon zhurmë e vetë e unë zgjedh vetë dallgën që dua të sërfoj” ka treguar i riu.