TIRANË – Një ndërtesë katër katëshe në Vaqarr është shembur me lëndë eksplozive përmes shpërthimit të telekomanduar, në kuadër të projektit për zgjerimin e aksit Tiranë-Vaqarr. Objekti ende i papërfunduar sipas INUK rezultonte pa leje si dhe pengonte zbatimin e projektit për zgjerimin e këtij aksi i cili pritet të kthehet me katër korsi si dhe trotuare, ndriçim e gjelbërim.
Shembja e objektit është bërë me anë të shpërthimit të kontrolluar ku me 40 kg lëndë eksplozive të ndara nga 10 për çdo kat, nga inspektorët e INUK në bashkëpunim me xhenierët
A1 Report transmetoi Live shembjen e ndërtesës shumëkatëshe dhe ajo që u vu re është fakti se godina u shemb menjëherë pas sinjalit duke mos u dashur komanda të tjera. Ndërtesa katër katëshe ndodhej pranë Urës së Beshirit dhe asnjë nga objektet që ndodheshin pranë saj nuk u dëmtuan nga shpërthimi i telekomanduar.

/Shqiptarja.com

VIDEO