ELBASAN - Në prag të ndeshjes së skuadrës sonë kombëtare me Armeninë zbulohen detaje interesante të dekorit dhe koreografisë që do të shoqërojë kuqezinjtë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Flamujt kombëtarë e ngjyrat kuq e zi nuk do të dominojnë të vetme në stadium. Ajo çfarë do të tërheqë vëmendjen janë plot 12.000 qeleshe që do tu shpërndahen tifozëve në shkallët e stadiumit.

Qeleshet, ose siç njihen me emrin tradicional Plisat, janë një simbol i njohur kombëtar që pritet të sjellin emocione të veçanta për tifozët dhe kombëtaren tonë.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)