Videolajm/Ja pamjet nga lart
të protestës kur fliste Basha 

Videolajm/Ja pamjet nga lart<br />të protestës kur fliste Basha 
TIRANE - Sa ishte pjesë marrja e qytetarëve në protestën e opozitës? Ndërsa ky debat mes forcave politike hapet sa herë që ka një protestë dhe secili jep shifra marramendëse për pjesëmarrjen, faktet flasin vet.
 
A1 Report ka mundur të sigurojë një video të filmuar nga lart nga Kullat Binjake në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tregohet pjesëmarrja reale në këtë protestë.
 
Kjo video është filmuar në momentin që kreu i demokratëve Lulzim Basha mbante fjalën para protestuesve ne podiumin e ngritur ne mes te Kryeministrise dhe kryesise se Kuvendit. Tani secili që shikon këtë video mund të jap përshtypjen e tij për pjesëmarrjen në këtë protestë.   Pas nje ore, protesta e PD-së u mbyll në mënyrë paqësore. 

PD: Në protestë 300 mijë shqiptarë, Policia: Ishin 7-10 mijë persona
Në një reagim zyrtar që Partia Demokratike bëri pas protestës tha se në marshimin paqësor për dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta ishin 300 mijë shqiptarë.

Ndërkohë që burime nga policia e Shtetit Bëjnë të ditur se në protestë ka pasur vetëm rreth 7-10.000 persona. 

Mes shifrave që raporton PD dhe shifrave të policisë ka një diferencë të madhe, por sa ka pasur realisht dallohet në video.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë