Ramush Haradinaj, që prej kohësh është kthyer në një kundërshtar të fortë të ish Kryeministrit dhe aktualisht Presidentit të sapo zgjedhur, Hashim Thaçi sot nuk i ka dhënë as dorën këtij të fundit, në Prekaz, në shtëpinë e Adem Jasharit teksa bënin homazhe në varret e Jasharajve.
Teksa të dy kanë qenë për të përkujtuar vrasjen e heroit Adem Jashari, Hashim Thaçi i është drejtuar për ta përshëndetur, duke i quajtur “Komandantë”, por Haradinaj bashkë me shoqëruesit e tiij është larguar, duke e lënë Thaçin duarbosh.
“Ku jeni komandanta”, i është drejtuar Thaçi-Haradinajt dhe shoqëruesve të tij duke tentuar t’u shtrëngonte dorën, por ky i fundit refuzoi një gjë të tillë.
Kjo tregon se klima në politike në Kosovë është shumë e ashpër mes pozitës dhe opozitës, sa përfaqësuesit e tyre nuk denjojnë që ti japin as dorën njëri-tjetrit edhe në ceremoni përkujtimore, jo më në takime të tjera.
/Shqiptarja.com