Një aksident që mund të kishte përfunduar me tragjedi është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive kur një kamionçinë po ecte me shpejtësi, drejtuesi I saj ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar Brenda lokalit ‘Bar Sina’ në këtë zonë.

Kamerieri që po pastronte tavolinat e lokalit ka shpëtuar mrekullisht, teksa makina ka fluturuar dhe ka rënë ngjitur me të.