GREQI- Këngëtari grek Agathonas Lakovidhis ka hedhur në qarkullim një këngë për Ilia Karelin, shqiptarin e vrarë në Greqi nga gardianët pak javë më parë. Lakovidhis i cili ka përfaqësuar Greqinë në Eurovizion vitin e kaluar kritikon ashpër gardianët që masakruan shqiptarin. Në vargjet e tekstit ndër të tjera këngëtari pyet nëse Shqipëria do të bënte këngë për një grek të vrarë në burgjet shqiptare.
 
Vrasja e të burgosurit shqiptar në burgun e Nigritas disa javë më parë shkaktoi debat të madh në Greqi e Shqipëri. Politikanët shqiptarë kanë kërkuar dënimin e vrasësve të Ilia Karelit, por deri më tani Greqia nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.

12 gardianë të burgut që po i nënshtrohen hetimit janë lënë të lirë nga policia pas ndalimit të përkohshëm.
 
Gjithashtu ka pasur hipoteza të ndryshme se Ilia Kareli mbahej në burg jashtë afatit ligjor ndërsa është konfirmuar se e ëma e tij nuk u lejua në tre raste të takonte të birin në burg.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)