“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time për zotin Ristani i cili zgjodh të përdoren nga Saliu në këtë seancë kundër meje. Ristani është nip në fshatin tim por gjyshi i Ristanit ishte Pllatua, qe kushëri i parë me gjyshin tim. Pllatano e kish bërë Bllagjia motra e Mitros, dhe mund të kish zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorë kundër meje. Kam një këshill për ty Ristan. Ishe i dehur në komisionin e mandateve, ishe bërë dhogë dhe kjo të turpëron tre herë. Një herë si nip në fshatin tim, një herë si kushëri, dhe një herë si deputet i opozitës. Ti ke shkelur ligjin, por unë nuk kam nevojë të ndërmarr iniciativa kundër teje”, tha Kokëdhima.
Replikon Ristani: Mu kujtua një shprehje e të parëve të mi që thonin se në fshat ka qenë një rregull, e kanë pasur të ndaluar të mos bënin krushqi me Kokëdhimat. Tani e kuptoj pse kanë pasur të drejtë.
Berisha: Ristani në replikë me Kokëdhimën i rikujton atij një fjalë të gjyshit të tij, ai nuk shpjegoi arsyet. Kokëdhimat janë në krye të listës të Jorgo Zografit, regjistri i antishqitparëve. Është e njohur kjo tashmë e dinë gjithë Qeparoi, Dhërmiu. Arbeni nuk jua tha shkakun pse gjyshi i kishte thënë mos merrni e jepni tek Kokëdhimajt. Se është i regjistruar në listën e Zografit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
