Kroçera “Monet” me turistë britanikë vizitoi sot për herë të dytë brenda muajit maj Portin e Durrësit.

50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth.

Rreth 20 mijë turistë britanikë janë mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë ndërkohë që gjatë sezonit turistik pritet të rritet dhe numri i pushuesve gjerman, kjo sipas rezervimeve në strukturat hoteliere.