Videolajm/Kuvend, Saimir Tahiri
 "habit" gratë deputete të PD-së

Videolajm/Kuvend, Saimir Tahiri<br /> 
TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i la "gojëhapur "deputetet demokrate kur ju drejtua me pyetjen se pse dje Partia Demokratike gënjeu duke thënë se ministri kishte urdhëruar qe një furgon i kapur me 808 kg kanabis t'i kthehej sërish trafikantëve të drogës.
 
Ndërsa mbajti një fjalë të gjatë në seancën plenare për dekriminalizimin, mes rreshtave ministri Tahiri ju drejtua deputeteve të PD-së me të njëjtën pyetje: Pse gënjeu PD?!
 
Deputetja Jorida Tabaku, e cila u përball e para me pyetjen e Tahirit, pati edhe reagimin më "habitor"  çka u dëshmua nga mimika e fytyrës së saj. E po kështu me radhë në mes të fjalimit të tij, ministri iu drejtua 8 grave demokrate dhe në fund Jozefina Topallit e cila nuk ndodhej në sallë.
 
Ministri përdori këtë "element" në fjalimin e tij për të treguar se minimalisht Partia Demokratike duhet të kërkonte falje për këto akuza të cilat u përgënjeshtruan nga vetë media.

tahiri

( Ministri i Brëndshëm Sajmir Tahiri )
 
"Dhe nuk pyeta zonjat e PD për provokim, mos ma keqkuptoni. Por sepse ju si nëna, jo si deputete, por si nëna, nuk pranoni të rrisni fëmiljët tuaj me gënjeshtra, apo të rrisni fëmijët pa i mësuar të vërtetën, e madje të kërkojnë ndjesë kur gënjejnë. E kur në këtë vend, me gënjeshtra nuk rriten fëmijët, pse me gënjeshtra të rriten Parti. Ndaj kërkoni ndjesë", u shpreh ministri.
 
Një ditë më parë Partia Demokratike doli në një konferencë për mediat, ku Enkelejd Alibej akuzoi policinë se me urdhër të Ministrit të Brendshëm i ktheu trafikantëve drogën e sekuestruar në një operacion në qytetin e Vlorës. Akuza të cilat u rrëzuan nga filmimet qe Shqiptarja.com bëri ku u deshmua se furgoni me droge ndodhej në ruajtjen e policisë.
 
Fjalët e shkëputura nga fjalimi i ministrit Tahiri teksa i drejtohet deputeteve të PD-së

Por përpara se të jap mendimin tim, kam një pyetje, zonja Tabaku, përse gënjeu PD dje për këtë? Konferenca për shtyp për të më akuzuar se me urdhrin tim është vjedhur droga që kapi policia në këtë furgon, e që media ua tregoi me figurë se ja ku është. Nejse, po kthehem te çështja. 

jorida

( Deputetja e PD-së Jorida Tabaku )

Por pyetjen e kam përsëri ama, zonja Vokshi, përse gënjeu kaq trashë PD dje? Nejse!

vokshi

( Deputetja e PD-së Albana Vokshi )

Dhe e pyes përsëri, zonjën Deda. Përse gënjeu PD dje?  

deda

( Deputetja e PD-së Albina Deda )


Dhe atë pyetjen e kam akoma për zonjën Bregu që nuk është këtu! Përse gënjeu PD dje? Për cilën arsye? Nejse.

Dhe e kam ende atë pyetjen për zonjën Halimi, përse gënjeu PD dje për këtë? Duke më akuzuar se kam vjedhur drogën që kapi policia dhe kur të vërtetën e panë të gjithë me sy?

halimi

( Deputetja e PD-së Arbjola Halimi )

Dhe e kam përsëri atë pyetjen zonja Qirici. Përse gënjeu PD kaq paturpësisht dje? Kujt i shërbeu?

Zonja Elmazi me jep të drejtë besoj, sepse prapë e kam pyetjen, si ka mundësi gënjeu dje PD për këtë? Dhe pse nuk kërkon falje për gënjeshtrën?

elmazi
( Deputetja e PD-së Liliana Elmazi )

Zonja Kopliku, përse nuk kërkon falje PD për këtë gënjeshtër? 

Dhe nuk pyeta zonjat e PD për provokim, mos ma keqkuptoni. Por sepse ju si nëna, jo si deputete, por si nëna, nuk pranoni të rrisni fëmiljët tuaj me gënjeshtra, apo të rrisni fëmijët pa i mësuar të vërtetën, e madje të kërkojnë ndjesë kur gënjejnë. E kur në këtë vend, me gënjeshtra nuk rriten fëmijët, pse me gënjeshtra të rriten Parti. Ndaj kërkoni ndjesë.

Dhe ndjesë për zonjën Topalli që nuk e përmenda, po nuk më dolën rreshtat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas