Parku i Llogarasë është zbardhur që prej ditës së djeshme nga dëbora. Pasditen e sotme parku është mbushur me qytetarë duke shijuar zonën turistike.

Fëmijë e të rritur që lozin me dëborën, një pamje e bukur që finalizohet me drerët e parkut. Aksi rrugor drejt Llogarasë është i aksesueshëm nga automjetet, pavarësisht disa vështirësive të enjten.