VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje autobusi në Durrës, shkrumbohet totalisht

Një autobus i linjës Durrës-Portoromano ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht, siç vihet re edhe në këto pamje. Report Tv ka mësuar se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri.

Autobusi ka qenë në ecje e sipër dhe ka nisur të nxjerrë tym në pjesën e përparme. Shoferi e ka ndaluar dhe kanë dalë edhe pasagjerët. Mendohet të ketë qenë defekt në sistemin elektrik dhe me pas ka marrë flakë dhe rezerva e karburantit.

 ;

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

1659905581_Screenshot11.jpg

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të diele. Në një reahim kreu i PD, Durrës, Igli Cara, shprehet se transporti publik në Durrës është në gjendje skandaloze dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi. Sipas tij  Mijëra qytetarë udhëtojnë në kushte skandaloze, duke rrezikuar jetën.”

“Më e rëndësishmja është që këto pamje tronditëse janë shoqëruar vetëm me dëme materiale, pa humbje të jetëve njerëzore. Por, në të njëjtën kohë janë një këmbanë alarmi mbi gjendjen e transportit publik në Durrës. Shkrumbimi i autobuzit të linjës Durrës-Porto Romano është vetëm një episod i përditshmërisë së mijëra qytetarëve që udhëtojnë në kushte skandaloze, duke rrezikuar jetët e tyre.

Transporti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Bashkisë Durrës, që duhet t'i shërbejë qytetarëve dhe jo t'i sfidojë ata! Për të mos u shndërruar në "kronikën e një vdekjeje të paralajmëruar" duhet që situata të ndryshojë kryekëput menjëherë! Nesër do të jetë vonë”, shkruan Cara.

Ora 17:05
Pamje të frikshme, re të zeza tymi mbulojnë rrugët në Durrës pasi autobusi mori flakë në ecje

 

Re të frikshme tymi kanë përfshirë rrugët në Durrës, gjatë djegies së një autobusi të linjës Durrës-Portoromano, që mori flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjiri i lalzit: 07/08/2022 23:09

    O ti z. Cara nuk bëhet politikë me autobuzë që marrin flakë se nesër mund të marrë flakë dhe makina jote dhe prap fajin e ka bashkia, qeveria lërini këto paudhësi të shfrytëzimit për politikë të fatkeqësive dhe incidenteve apo ngjarjeve të veçanta, nëse jeni për pushtet jepuni shqiptarve alternativë pastaj ata kanë të drejtën të gjukojnë,vlerësojnë e votojnë,veçse deri sot tash 30 vjet alternativa juaj ka qënë e është vra,pre,vidh,digj,shit,tradhëto,spiuni,destabilizon,interesat çubrilloviçjane të dhëndrrit të Sërbisë Sali vampiri plotso.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit