VIDEOLAJM/ Momenti kur një person dyshohet se i vë flakën bimësisë te Shkëmbi i Kavajës! Zjarrfikësit: Kemi bërë 5 ndërhyrje në zonë, është dora e njeriut jo natyra

Temperaturat e larta të stinës së verës thuhet se janë 'përgjegjëse' për zjarret në pyjet e vendit, por duket se në rastet më të shpeshta, jo natyra, por dora e njeriut i vë zjarrin asaj që e 'ushqen'.

I tillë është edhe një rast i filmuar te Shkëmbi i Kavajës, ku duket një person duke ecur në rrugë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një bimësie aty.

Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, ndërsa momenti është filmuar nga disa dëshmitarë. Personi në fjalë nuk është identifikuar dhe nuk dihet nëse është hetuar për ngjarjen.

Sipas Zjarrfikëses Durrës, në këtë zonë janë bërë 5 ndërhyrje, gjë që, sipas tyre, le të kuptohet se përgjegjës për zjarret është dora e njeriut dhe jo natyra.

Me hektarë të tërë kullota, pyje e ullishte janë djegur në të gjithë vendin deri më tani, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, si dhe nuk janë rrezikuar banesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren