Videolajm/Ndeshja me Serbinë
'Shqipëria autoktone' mbi Beograd

Videolajm/Ndeshja me Serbinë<br />'Shqipëria autoktone' mbi Beograd
BEOGRAD - Ndeshja Serbi-Shqipëri është ndërprerë pak minuta përpara fundit të pjesës së parë, dhe shkak është bërë valëvitja e flamurit shqiptar mbi stadiumin e Beogradit. 

Me anë të një pajisje të telekomanduar, një flamur shqiptar, me mbishkrimin “Autokton” dhe dy figurat e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, ka shkaktuar tensione në radhët e tifozëve dhe futbollistëve serbë. 

Megjithatë, konflikti dhe ndërprerja e përkohshme e takimit, ka qenë ulja e flamurit tonë, nga ana e futbollistit serb, Markoviç. Mirëpo ishin lojtarët e kombëtares sonë Lila dhe Xhaka të cilët vrapuan për të ndaluar një gjë të tillë. 

sherri serbi

Kaq ka mjaftuar që mes lojtarëve të të dyja ekipeve të tensionohet situata çka solli edhe futjen e tifozëve në fushë. Jo vetëm kaq, por në drejtim të futbollistëve tanë janë hedhur sende të ndryshme. 

Në një situatë të tillë, gjyqtari kryesor Atkinson është detyruar të ndërpresë takimin deri në një vendim të dytë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji