Nga njëra anë zjarret përpijnë gjithçka gjejnë përpara, nga ana tjetër deti dhe drita e qytetit tregojnë një vend magjepsës. Këto janë 'dy fytyrat' e Vlorës në këtë sezon veror. Pamja panoramike e bypass-it të Vlorës, këtë fundjavë duket se ofron dy anë krejt të kundërta. Nga njëri krah ngjitur me fshatin Tragjas duket si pamje 'ferri' ku flakët përpijnë gjithçka që gjejnë para që kanë mbërritur deri në afërsi të rrugës dhe nga ana tjetër kemi një qytet të paqtë me pamje mahnitëse për turistët dhe udhëtarët nga ky bypass.