VLORË- Të gjithë e mbajmë mend Mihal Kokëdhimën, cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer, por një tjetër rast duket se do na e risjellë në vëmendje atë ngjarje të rëndë.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një Visar Mato me bashkëshorten e tij dhe fëmijën është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës. Denoncohet se pronarja, Ektarina Joshi ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin.

Sipas pretendimeve të çiftit e gjitha ka ndodhur sepse në hotelin që ata kishin prentotuar nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.

Mirëpo, referuar denoncimit të bërë në Polici nga ana e pronarëve, ato pretendojnë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar. Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Matos, 42 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
I zuri rrugën turistëve, flet pronarja e hotelit në Livadhë të Himarës: Donin të më shtypnin me makinë! Të më dëmshpërblejnë dëmin që bënë

Katerina Joshi, pronarja e hotelit në LIvadhë të Himarës, ku ndodhi incidenti me pushuesit, ka dhënë versionin e saj të ngjarjes.

Për "Top Channel", ajo është shprehur se pushuesit kishin dëmtuar sendet në dhomë dhe nuk pranuan të paguanin, duke nxituar të largoheshin pa ardhur policia. Sipas saj, ata madje tentuan edhe ta shtypnin me makinë, ndërsa ajo po përpiqej të mos i lejonte të largoheshin.

“Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë. Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash. I kisha thënë prisni të vijnë organet përkatëse, isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë. Kishin një fëmijë 2-3 vjeç me vete që u tmerrua. Videon me çarçafët e djegur ma kanë dërguar ata duke më shantazhuar, është video e prerë, jo e plotë”, tha ajo.

Katerina Joshi theksoi se ata kërkojnë dëmshpërblimin e dëmit nga turistët.

"Policia ka ardhur pasi kishin ikur ata. Me policinë e rendit shkojmë në hotel. Bëmë kallëzim penal. Dua të më shpërblehet dëmi që më është bërë në pronën private dhe shqetësimi familjar, sepse është biznes familjar. Jam Katerina dhe jam krenare për bizneset që kam ngritur me mund Atë mënyrën e arrogancës nuk e toleroj, unë jam grua dhe kam vajzën 33 vjeçe, nuk lejoj njeri të më injorojë dhe të më shkelë në karakterin tim. Na njeh Himara dhe gjithë Shqipëria", shtoi ajo.