Dhuna e policëve amerikanë është çdo ditë objekt i diskutimeve. Kjo video është filmuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një nxënëse e ulur në bankën e saj nxirret me dhunë jashtë.
Shefi i departamentit Richland County, po heton rreth këtij incidenti që u publikua në rrjetet sociale. Videoja është filmuar nga një student tjetër. Shihet se si polici i shkollës shkon pranë bankës së vajzës dhe i thotë: "Do të vish me mua, ose të bëj unë që të vish."
Ai nuk i la kohë vajzës që të reagonte pasi e kapi nga qafa, më pas kapi edhe karrigen duke e rrëzuar atë. Në video shihet se si e tërheq zvarrë studenten së bashku me karrigen, ndërsa studentët e tjerë nuk reaguan.
/Shqiptarja.com