VIDEOLAJM/ Pakistan, policit i
vjen 'në majë të hundës' me tregtarët ambulantë

VIDEOLAJM/ Pakistan, policit i<br />vjen 'në majë të hundës' me tregtarët ambulantë
Siç duket Shqipëria nuk është i vetmi vend ku tregtarët ambulantë 'sulmohen' nga autoritetet ligjore. Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon sjelljen agresive të një polici pakistanez ndaj tendave me fruta të ngritura në rrugë.

Efektivit i ka ardhur në majë të hundës nga tendat e jashtëligjshme që ngrenë tregtarët në trotuare dhe nuk përpiqet aspak ta fshehë zemërimin e tij, ndërsa shkelmon dhe shkel me këmbë gjithçka që i sheh syri.

Ajo që bie në sy në sektorin e komenteve nën video është qëndrimi i komentuesve ndaj një sjelljeje të tillë. Sipas tyre, shteti është ai që duhet t’i ofrojë këtyre individëve kushtet e duhura për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërkaq edhe ekzistencën e terroristëve ia atribuan masave të tilla të rrepta.
 
Cop in Pakistan on mission to crush illegal food stands

Somebody needs to tell this cop to CHILL and stop attacking fruit!#Pakistan

Posted by In the NOW on Monday, January 18, 2016

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin