Në një pallat të këtij qyteti janë vendosur zyrat e tre forcave më të mëdha politike në vend, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ato janë vendosur secila në një nga katet e një pallati në qendër të qytetit, gjë që kuptohet nga tabelat e vendosura në fasadën e jashtme të pallatit.
Kjo tregon që të pakëtën në këtë qytet tre nga forcat politike të vendit kanë një harmoni midis njëra-tjetrës. Ata e ndajnë ambientin e përbashkët të këtij pallati me njëri-tjetrin dhe hyjnë në zyrat e tyre nga një portë e përbashkët. Urojmë që fakti që kanë zgjedhur të vendosin zyrat në katet e të njëjtit pallat, të jetë tregues i një bashkëpunimi midis tyre në interes të qytetarëve të përmetit për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
