Një peshkaqeni i rrallë, i quajtur 'derr' ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit. Quhet peshkaqeni “derr” për shkak të ngjashmërisë që ka me këtë kafshë të tokës.
Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.
Në videon që sjell Report Tv dallohet edhe peshkaqeni derr. Specialisti, Nexhip Hysolakaj thotë se kjo specie e rrallë është lëshuar sërish në det, pasi gjuetia e tyre është e ndaluar. Duhet theksuar se në Gjirin e Vlorës gjithnjë e më shpesh konstatohen specie të rralla që vijnë nga ujërat oqeanike.
Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae.
Mir o BACI hidhe aty ... vari lesht
Përgjigju