Edhe pse jemi në mesin e muajit tetor dhe sezoni turistik mund të konsiderohet i mbyllur, duket se turistët e huaj vijojnë të shijojnë rrezet e diellit dhe plazhet e Durrësit.

Në një video të siguruar nga Report Tv, disa turistë huaj kanë marrë rreze dielli, teksa po ashtu edhe janë larë në ujërat e detit Adriatik.

Ndërsa po ashtu, disa pushues të tjerë lëvizin në bregdet.

Duket se bregdeti i Adriatiku është tërheqës për turistët e huaj edhe në vjeshtë.