Po shkonte të shuante zjarrin në malin Etna, rrëzohet aeroplani ‘Canadair’! VIDEO nga momenti i shpërthimit! 2 anëtarët e ekuipazhit të zhdukur

ITALI- Një aeroplan ‘Canadair’ është rrëzuar në shpatet e malit Etna, në zonën Linguaglossa, ku në bord ishin 2 anëtarë të ekuipazhit, të cilët tashmë janë të zhdukur. Për fatin e tyre nuk ka asnjë gjurmë, teksa nga sa raportojnë mediat italiane, avioni ishte nisur për të shuar një vatër zjarri.

Bazuar në rindërtimin e skemës, avioni ka goditur kurrizin e malit. Përplasja, sipas disa dëshmitarëve të pranishëm në vend, është pasuar nga një shpërthim, i cili ka shkaktuar një zjarr të madh.

“Ka pasur disa shpërthime pas rrëzimit të Canadair. Aeroplani është shkatërruar dhe zjarrfikësit janë në kërkim të dy pilotëve", kështu thotë Salvatore Cocina, drejtor i mbrojtjes civile rajonale”.

Në vendngjarje janë gjetur jelek pjesërisht i djegur, me gjasë i njërit prej dy anëtarëve të ekuipazhit, por që sipas hetuesve, në momentin e përplasjes nuk ishte i veshur dhe ka përfunduar jashtë avionit.

Në video, është edhe momentet e shpërthimit të aeroplanit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip