VIDEOLAJM/ Policia e kap mat duke vaditur kanabisin afër shtëpisë, i moshuari në Fushë-Krujë shtanget dhe flak tutje tubën e ujit

Mëngjesi i këtij të moshuari në Fushë-Krujë ka nisur si çdo ditë duke vaditur kanabisin që kishte mbjellur në një cep are afër shtëpisë së tij, derisa u kap mat nga policia më 4 shtator.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se policia gjatë kontrolleve, ka zënë në flagrancë të moshuarin teksa ujiste 50 rrënjët e kanabisit që kishte mbjellur në një parcelë. Siç shihet nga videoja, i moshuari kur ka parë se policët për një moment ka shtangur, por më pas ka hedhur tubën e ujit nga dora.

"Si u gdhive ore", i thotë polici të moshuarit. I moshuari me iniciale Xh. K., banues në Arrameras po kujdesej për kanabisin që ishin mbjellë në një cep të një are dhe që e kishte fshehur pas një shkurreje për të mos rënë në sy. Menjëherë më pas policia ka nisur hetim ndaj të moshuarit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • garipi: 24/09/2021 07:48

    Flakja e tubit tregon qe ajo ishte shpresa e fundit. NJerezit jane te detyruar te arrijne ne keto gjera. Te arrije plaku te vadis hashashin tregon qe kemi marre fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin