Ambasadori Gonzato shkoi sot në parlament për të dorëzuar progress raportin.

Iu desht të kalonte mes kangjella që Garda ka vendosur për të ndaluar deputetët e opozitës të përjashtuar  pas djegies së karrigeve. U duk sikur deputetët zunë derën, ndërsa garda e orientoi drejt derës anësore, por deputetja e PD-së Albana Vokshi tha: Kjo është  hyrja, duhet të futesh nga hyrja kryesore.

Në këtë moment u lirua hyrja dhe ambasadori hyri në godinë për t’I dorëzuar kryetares së kuvendit progres raportin.


Lajmi kryesor:

Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda Kuvendit! Bardhi: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit s'na ndihmon