Gazetari Palestinez Ayman al Aloul në vend të një kove me ujë, një rezervë e pasuri e çmuar në këtë territor, filmohet duke hedhur mbi kokë një kovë me mbetje nga shkatërrimet e ndërtesave përreth. Ai thotë se ata nuk kanë ujë as për të pirë dhe jo më për ta shpërdoruar në një mënyrë të tillë.
Megjithatë, Ayamal dhe bashkëkombasit e tij i bashkohet fushatës së senzibilizimit për sëmundjen ALS duke e realizuar sfidën me të vetmen gjë që u ka mbetur, rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke synuar që bota të ndërgjegjësohet për kushtet e vështira të jetesës në Palestinë e Gaza.