TIRANE - Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë pritjes së organizuar përpara Kryeministrisë në kuadër të vizitës së homologut të tij italian Matteo Renzi, e ka shoqëruar atë për të bërë foto “selfie” mes dy krerëve të qeverisë së dy shteteve mike.
Televizioni A1 Report, sjell fotot nga momentet e dy kryeministrave të cilët qëndrojnë përpara Kryeministrisë, dhe me kabinetin qeveritar shqiptar, duke bërë foto “selfie”.
Por jo vetëm kaq, por dy kryeministrat kanë shfrytëzuar këtë moment për të bërë edhe një video “selfie” ku të dy kryeministrat urojnë popullin shqiptar dhe atë italianë për një vit të ri më të mbarë dhe ku premtojnë se do të punojnë edhe më shumë për qytetarët.
Vizita e Kryeministrit italian Matteo Renzi në Shqipëri, erdhi një ditë përpara përfundimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Italia, dhe siç duket këtë moment shefi i qeverisë shqiptare ka dashur ta shoqërojë edhe me foto dhe video “selfie” mes dy homologëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com