TIRANE- Kryeministri Rama shprehet i vendosur për të vijuar me vendimin për heqjen e akcizës për pijet energjike, pavarësisht debateve të vazhduara lidhur me këtë çështje. Masa për heqjen e akcizës për pijet energjike është shoqëruar me debate në mbledhjet e grupeve parlamentare, dhe në komisionet parlamentare. Por gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri Rama theksoi se kjo masë do të vijojë, duke e përshtatur atë me standardet e vendeve të Bashkimit Europian.
“Ka pasur debat të arsyeshëm lidhur me heqjen e akcizës për pijet energjike, por ne besojmë se është masa e duhur. Dhe besojmë se është një masë e cila duhet t'i nënshtrohet plotësisht standardit, duke iu referuar standardit të klubit të vendeve që ne kemi preferuar të jemi pjesë", u shpreh kryeministri Rama.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO