TIRANË - Edi Rama kujdeset personalisht për punimet që po bëhen përpara kryeministrisë. Kamera e A1 report ka mundur ta fokusojë sot në mesditë, teksa inspekton ecurinë e punimeve që kanë nisur në pjesën e përparme të këtij institucioni.
Siç duket edhe nga pamjet ai u ka qëndruar mbi kokë punëtorëve, dhe ka ndjekur ecurinë e tyre në këtë pjesë.
Më pas ai e ka vijuar inspektimin e punimeve në pjesët anësore, të cilat që prej ardhjes së tij në krye të qeverisë, po i nënshtrohen një rikonstruksioni total.
Muret anësore që dikur e rrethonin kryeministrinë janë shembur të gjitha, dhe e gjitha është një sipërfaqe e hapur, në të cilën po punohet intensivisht për t’i dhënë një tjetër pamje.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com