Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri Albin Kurti, i ka bërë një ‘truk’ të vogël kreut të qeverisë së Kosovës. 

Rama ‘ka lujtur kukafshehti’ me Kurtin ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz. 

Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira. 

'Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna'- tha Rama teksa kryeministri Kurti qeshi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Videoja e Ramës me Kurtin, shfrenon fantazinë e rrjetit! E krahasojnë me skenën e famshme me Titanik

 

Veprimi i kryeministrit Edi Rama ndaj homologut nga Kosova, Albin Kurti në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin duket se ka shfrenuar fantazinë e rrjetit.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi ndërsa së fundmi është bërë dhe një montazh me këngën  “My heart will go on” nga Celine Dion që u bë e njohur nga filmi  Titanic.

Kështu ndjekësit kanë krahasuar Ramën me Jack, ndërsa Kurtin me Rose, dy personazhet e njohur të filmit dhe skenën e famshme të çiftit duke shijuar oqeanin teksa ndodheshin në anije.

Këtë moment epik e kanë krahasuar përdoruesit e rrjeteve sociale pasi Rama ‘ka luajtur kukafshehti’ me Kurtin, veprim që ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz.

Ky moment u finalizua me një përqafim mes dy homologëve.