Siç është bërë zakon tashmë, në kryeqëzimin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë të ndodh të shikosh shefin e qeverisë teksa ecën i vetëm në këmbë dhe i pashoqëruar nga truprojat.

Këtë herë kamera e A1 Report e ka kapur kryeministrin Rama, teksa del nga Kryeministria për të bërë një “vizitë” në Kryesinë e Kuvendit, për bisedime me aleatin qeverisës, Ilir Meta.

Megjithëse një distancë e vogël, në pamje duket qartë se Rama ecën i pashqetësuar, si çdo qytetar këtij vendi. (Pamjet nga Esmerid Murataj)




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)