Të gjithë e dimë se detyra e gazetarit është e vështirë, veçanërisht kur i duhet të raportojë për publikun nga zona ku zhvillohen luftëra, protesta...por edhe si në rastin e këtij gazetari, gjatë përmbytjeve.
Këtij gazetari i është dashur të përcjellë informacionet e fundit nga Birmania e përfshirë nga përmbytjet, i zhytur thuajse i gjithi në ujë. Ai ka raportuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin shtetëror atje.

Pjesa e vetme mbi ujë është koka dhe dora me të cilën mban mikrofonin. Madje në një moment gjatë raportimit Live gazetari ka shpëtuar mirë pa u përplasur nga një varkë e cila kalon shumë pranë tij me disa persona që evakuohen.

Nje skene e tille jo ne permasa te tilla eshte pare edhe ne Shqiperi gjate raportimeve te disa gazetareve ne permbytjet e vitit 2011 ne Shkoder.
/Shqiptarja.com