Videolajm/ SHBA liron 69 pengje të
ISIS, ja pamjet e lirimit në 2 minuta

Videolajm/ SHBA liron 69 pengje të<br />ISIS, ja pamjet e lirimit në 2 minuta
IRAK- 69 pengje që mbaheshin nga shteti islamik janë liruar gjatë një operacioni të përbashkët të forcave amerikane dhe atyre kurde në Irakun e veriut. Në një video 2-minutëshe tregon disa komando që udhëheqin një grup burrash brenda një ndërtese ndërkohë që në sfond dëgjohen pa pushim të shtëna armësh.

Një zë burri dëgjohet që thërret në arabisht shpejt, ndërkohë që të burgosurit shoqërohen në një zonë të sigurt.

Ndër pengjet e liruara nga burgu në Hawijah janë disa anëtarë të Forcave Irakiane të Sigurisë. Sipas burimeve kurde, gjatë operacionit u kapën gjashtë militantë të Shtetit Islamik dhe u vranë 20 të tjerë.

Gjatë operacionit humbi jetën ushtari amerikan Joshua Wheeler, i cili është edhe rasti i parë që kur filloi fushata kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe kurdë, operacioni u krye pasi pritej ekzekutimi i menjëhershëm i pengjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten