TIRANE - Ndoshta shpesh na ndodh që të shohim konflikt fizik në kryeqytet, ku protagonist të tyre janë djemtë e burrat. Por rrallë herë ndodh që në qendër të kryeqytetit, grindja të bëhet mes vajzave apo grave, aq sa edhe burrat dhe qytetarët e tjerë të mos jenë në gjendje për t’i ndarë.

Video më e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale, ka të bëjë me dy gra që grinden mes tyre, në qendër të Tiranës. Madje konflikti është aq i ashpër, me grushte, shkelma e shkulje flokësh, sa edhe ndërhyrja e kalimtarëve të rastit nuk mjafton për të sheshuar sherrin.


Arsyet e këtij konflikti sipas videos në fjalë vjen për shkak të motiveve të dobëta. Sado që pamje të tilla janë të rralla në kryeqytet, ato mbeten një shembull se si konflikte të tilla duhet të evitohen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)