Shqiptarët e Italisë festuan dje ditën Pavarësisë në sheshin “Duomo” të Milanos.  Me thirrjet 'Kuq e zi' dhe 'o sa mirë me kenë shqiptar' të rinj shqiptarë shtruan flamujt shqiptarë e kosovarë në tokë për të krijuar një qilim kuq e zi. 

Të shumta janë videot që janë publikuar në rrjete sociale të kësaj feste, ku ajo që të bie në sy është mosha e re e atyre që festojnë, janë adoleshentë dhe të rinj. 

Festa duket që ka vijuar deri në mbrëmje. Me këngë e valle shqiptare sheshi "Duomo' ishte kuq e zi.

Ishin të shumtë ata që mbanin në krahë flamurin, ndërsa disa arritën të ngjiteshin në shtyllat e ndriçimit dhe të vendosnin atje flamurin shqiptar.

Ndërkohë në  Mal të Zi, dje monumenti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit me ceremoni kulturore dhe në praninë qytetarëve të Malit të Zi, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Lajmi kryesor:

28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos (VIDEO)