Shqiptari i Kosovës, Qëndrim Thaçi ka prezantuar makinën e dytë shqiptare. ‘Arrera Tsx Illyrian’ është makina e dytë e prodhuar nga kompania ‘Arrera’.
Ajo është prezantuar në Top Marques në Monako. Kompania ‘Arrera’ e ka bazën në Kosovë, por veturat e saj do të prodhohen në Itali.
Kjo makinë do jetë e limituar dhe do prodhohen vetëm 27 copë me një vlerë duke filluar nga 1,288,888 €.
Kjo është makina e dytë shqiptare, ndërsa Qëndrim Thaçi prezantoi makinën e parë “Illyrian Pure Sport”.
Komento