Spektakël në lagunën e Nartës. Në këto pamje të filmuara sot nga kamerat e Report Tv duken mbi 200 pelikanë kaçurrel në Lagunë. Ky është numri më i madh i individëve që janë parë në këtë vend prej shumë e shumë vitesh.

Të gjithë janë pelikanë kaçurrel, ndërsa Flamingo ka rreth 4.000 individë qe nuk largohen nga Laguna dhe shtohen çdo vit.