TIRANE - Bashkia e Tiranës, në një ceremoni të veçantë ka inauguruar rikthimin në kryeqytet të bustit të Jeronim De Radës. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha si dhe Prefekti Sadi Vorpsi.
Busti, vepra e shkëlqyer e Artistit të Popullit Odise Paskali është lënë për vite në harresë. Sot, Bashkia e Tiranës e ka rivendosur në një shesh dinjitoz, ashtu siç e meriton qoftë personaliteti i De Radës, qoftë edhe vepra e shkëlqyer e Odise Paskalit. Busti i De Radës, është i vendosur pranë selisë së Parlamentit.
Këtë muaj një tjetër aktivitet që iu kushtua shkrimtarit të njohur De Rada ishte edhe panairi i librit, me rastin e 200 vjetorit të lindjes së tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO