UKRAINË – Armëpushimi i nënshkruar mes Rusisë dhe Ukrainës duket se po jep rezultat. Ushtarët ukrainas kanë zgjedhur t’i gëzohen këtij fakti duke luajtur futboll. Disa prej tyre luajnë me njëri-tjetrin në një rrugë në Lindje të Ukrainës.

Pavarësisht faktit se armëpushimi hyri në fuqi mesnatën e së dielës(15 Shkurt), mes forcave rebele ruse dhe forcave qeveritare të Ukrainës ka patur disa luftime, kryesisht në periferi të qytetit Debaltseve.

Pavarësisht këtij rasti, armëpushimi është zbatuar në pjesën më të madhe të vendit. Sipas analistëve, 48 orët e ardhshme pritet të jenë kritike dhe ngelet për t’u parë nëse do të zbatohet marrëveshja e arritur.

Armëpushimi u nënshkrua të enjten në samitin e Minskut ku morën pjesë Presidenti rus Putin, Presidenti ukrainas Poroshenko dhe ndërmjetësuesit Kancelarja Merkel e Presidenti Hollande. Arritja e kësaj marrëveshje u njoftua nga Presidenti Putin.


(v.gj/shqiptarja.com)