TIRANE - Në prag të ndërrimit të viteve, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka uruar të gjithë shqiptarët, duke folur në gjuhën tonë kombëtare.

“Të dashur miq shqiptarë, pas pak ditësh nis Viti i Ri. Për mua do jetë viti i tretë në vendin tuaj të bukur me ju. E di që ende flas shqip si arbëresh. Shqiptarët janë evropianë në gjeografi dhe evropianë në shpirt. E besoj me zemër këtë. Besoj te ëndrra dhe projekti evropian i tyre”, -tha Sequi.

Në fjalët e tij shqip, Sequi theksoi se beson në ëndrrën evropian të shqiptarëve dhe se do të jetë me ta për të realizuar sfidat në të ardhmen.

“Ky vit do jetë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe për perspektivën evropiane. Një vit i ri nuk është vetëm një numër më tepër në kalendar, por është edhe një mundësi e re. Kam besim se së bashku do realizojmë sfidat në të ardhmen. Gëzuar të gjithë shqiptarëve”, -shprehet ambasadori.

VIDEO/ URIMI NE SHQIP I AMBASADORIT ETTORE SEQUI