FLORIDA- Një 25-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi kishte mbetur për 35 orë në det të hapur, 12 milje larg brigjeve të Floridës. 25-vjeçari Charles Gregory kishte shkuar me varkë për të peshkuar në Oqeanin Atlantik, ndërsa babi i tij njoftoi autoritetet pasi kishte humbur kontaktet me të birin prej 35 orësh.
Mediat e huaja kanë ndarë videon kur 25-vjeçari shpëtohet teksa ishte në mes të detit, ndërsa varka ishte mbytur pjesërisht. Roja Bregdetare e SHBA tha se ata e shpëtuan 25-vjeçarin pasi një ekuipazh kërkimi në një aeroplan që fluturonte lart e pa atë të ulur në varkën e tij.
Babai i tij Raymond Gregory i tha CNN se një valë kishte përmbysur varkën e djalit të tij dhe ai filloi të largohej nga bregu. Ai tha se Charles kishte humbur jelekun e shpëtimit dhe celularin dhe kishte parë peshkaqenë dhe ishte pickuar nga kandil deti.
"Ai ishte i frikësuar për vdekje. Ai tha se ka pasur më shumë biseda me Zotin në ato 30 orë sesa ka pasur gjatë gjithë jetës së tij."