VIDEOLAJM/ Vizitorët priten me ‘K’cimin e Tropojës’ në tokën shqiptare

Një surprizë e bukur i pret të gjithë udhëtarët në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Tashmë që ‘K’cimi i Tropojës’ është zyrtarisht në UNESCO, në Rinas janë vendosur disa ekrane led ku shfaqet pjesë nga ky kërcimi që tashmë është pasuri e gjithë botës.

Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ndërsa shkruan se këto janë pamjet e mirëseardhjes në tokën shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t'pret e t'përcjell me K'cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

”K’cimi i Tropojës” tani është pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. “K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj.

“Kcimi i Tropojës” ka lindur në luginën e Tropojës, në “kamt dhe shpatullat” e Bjeshkëve. Përfshirja e K’cimit të Tropojës në listën e UNESCO-s ka nisur përmes nismës së Shoqatës “Kërcimi i Tropojës” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe mbështetjen e fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Regjistrimi i këtij elementi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s ndihmon në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë