VIDEOLAJM/ Vlorë, panik në ndeshjen Oriku - Shkumbini! Dy futbollistët përplasen me njëri-tjetrin në fushë, lojtari peqinas humb ndjenjat

VLORË - Momente paniku në stadiumin e Orikumit në Vlorë.

Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjellë momente paniku në ndeshjen e Kategorisë se Dytë mes Orikut dhe Shkumbinit që u zhvillua mesditën e sotme (e diel).

Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtarëve të të dyja skuadrave. Për disa minuta ka pasur panik derisa lojtari ka reaguar ndërsa është dërguar drejt spitalit.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin videon nga vendi i ngjarjes.

Ndeshja u ndërpre për 40 minuta dhe rifilloi pas marrjes së informacionit se lojtari i dëmtuar është në gjendje stabël.

S.G/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë