KOSOVË- Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar kryeministrin, Isa Mustafa gjatë seancës parlamentare të sotme.Në momentin që Mustafa nisi të flasë disa nga deputetët e VV-së lëshuan në drejtim të tij vezë. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ndërpreu seancën duke e cilësuar këtë veprim si “turp”. Kjo sjellje e VV-së vjen pas kërkesës së saj që Mustafa të tërheqë marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Bruksel pasi sipas tyre Kosova rrezikohet nga Lista Sërpska. Pas disa shtyrjeve të një pas njëshme të punimeve kreu i Kuvendit deklaroi mbylljen e seancës.