Shfaqet në youtube një tjetër video e xhihadistëve shqiptarë në Siri. Nëpërmjet rrëfimit në shqip pohohet përplasja dhe masakra mes grupeve rivale Al Nusra me Ushtrinë e Lirë dhe së fundmi me ISIS. "A1 Report" ka investiguar rreth personazhit që dyshohet të jetë Sylejman Idrizi, nga Kumanova, i cili gjatë luftës në Maqedoni ishte vendosur në Fushë-Kosovë.
Në videon të publikuar në 21 prill në “Youtube” xhihadisti shqiptar, tregon për përplasjet e përgjakshme mes grupeve rivale që luftojnë në emrin e luftës fetare myslimane.
Xhihadisti shqiptar, rrëfen se ka katër muaj në Siri, ku ka qëndruar dhe është stërvitur për 2 muaj nga grupimi i Shehikut Sulejman të Ushtrisë së Lirë.
Rrëfimi vijon me rrethimin që i është bërë kampit të stërvitjes nga luftëtarë të grupeve të Al Nusras, një organizatë e klasifikuar terroriste.
Në sulm sipas rrëfimit ka patur edhe të vrarë, ndërsa personave të plagosur dhe zënë rob u është kërkuar që të bashkohen me këtë grupim. Xhihadisti shqiptar është një prej atyre që nuk pranuan rekrutimin nga Al Nusra, por pavarësisht këtij vendimi ai është lënë i lirë.
Tashmë, e mbyll rrëfimin e tij xhihadisti shqiptar, është pjesë e ISIS-it që është përgjegjëse për sulmin disamujor dhe territoret në zonat kurde dhe Shiite të Irakut.
/Shqiptarja.com