Ka nisur operacioni operacioni me helikopter për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se flakët po arrijnë të vihen nën kontroll, megjithëse ende vijon puna për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.
Lajmi kryesor:
Pas ndërhyrjes nga ajri, shuhet zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë! Izolohen plotësisht flakët në Balldre dhe Orosh









